Ronaldo me mesazh emocional për Pepen
Mbrojtësi legjendar, Pepe, njoftoi pensionimin e tij, me Cristiano Ronaldon që ka shkruar një mesazh tejet emocional, duke e falendëruar për gjithçka.
Legjenda e Real Madridit dhe Portugalisë, Pepe njoftoi tërheqjen e tij të enjten pas 23 vitesh si futbollist profesionist. Mbrojtësi u shfaq në 742 ndeshje për katër klube të ndryshme duke përfshirë Porton, Real Madrid dhe Besiktas dhe bëri 141 ndeshje ndërkombëtare. Paraqitja e tij e fundit për Selecao erdhi kundër Francës në çerekfinalen e Euro 2024.
Ndërsa mbrojtësi veteran vendosi të varte këpucët e tij, ish-kolegu i tij nga Real Madrid dhe Portugalia, Ronaldo shkoi në Instagram për të ndarë një nderim të përzemërt, ku shkroi: “Nuk ka fjalë për të shprehur se sa shumë do të thotë për mua, miku im. Ne fituam gjithçka që ishte për t'u fituar në fushë, por arritja më e madhe është miqësia dhe respekti që kam për ty, ti je i veçantë, vëllai im."
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez dhe Porto, gjithashtu iu bashkuan sulmuesit të Al Nassr për të nderuar 41-vjeçarin. Martinez ndau mesazhin e tij në një video në YouTube të publikuar nga Federata e Futbollit të Portugalisë duke thënë: "I dashur Pepe, sot është një ditë shumë e veçantë për ty dhe familjen tënde, por edhe për futbollin portugez. Unë do të doja t'ju dërgoja urimet e mia më të mira. Unë do ta ndaj mesazhin tim në dy pika, së pari, urime për karrierën tuaj, një karrierë plot suksese, plot kohë të mira dhe kujtime të mira që do të mbeten me ju. Së dyti, faleminderit. Faleminderit për atë që bëtë për kombëtaren, për atë që bëtë gjatë kampionatit tuaj të pestë evropian, që është padyshim një shembull. Ju keni lënë një trashëgimi për brezat e ardhshëm të Portugalisë. Urime dhe faleminderit. Mund të jetë kjo fillimi i një etape të re plot lumturi në jetën tënde, me familjen tënde."
Porto, te faqja e tyre në Instagram, shkruan: "Një karrierë dhe një trashëgimi që do të jetë gjithmonë shembull për çdo tifoz të Portos. Ka vetëm dy fjalë të mundshme: urime dhe faleminderit".
Pas një karriere jashtëzakonisht të suksesshme që zgjati mbi dy dekada, mbetet për t'u parë nëse Pepe do t'i rikthehet futbollit si trajner, ekspert apo diçka tjetër.