Ronaldo jep lëvdata për Yamal: As unë e as Messi s’ishim kaq të mirë në këtë moshë
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka dhënë lëvdata për Lamine Yamal, duke pranuar se spanjolli në këtë moshë është më i mirë se ai e Lionel Messi.
Në podcastin me Rio Ferdinand, Ronaldo ka komentuar gjeneratën e re – duke komentuar lojtarët më të talentuar që po shkëlqejnë në botë.
Ferdinand përmendi emrin e Yamalit, për të cilin Ronaldo ka besim të madh se do të shkëlqejë.
“Shoh potencial të madh, talent i mirë. Ka nevojë për fat, është ende shumë i ri. Shpresoj që të mos ketë probleme”.
“Po bën gjëra që as ti e Messi s’i keni bërë? Po, i ka ndihmuar shumë edhe kombëtarja. Spanja është shumë shumë e mirë. Ka potencial të madh, por të shohim gjatë rrugës se çfarë do të ndodhë. Besoj se do të jetë një nga lojtarët me të mirë të kësaj gjenerate”, deklaroi ai.
Në të njëjtën kohë, Ronaldo kishte fjalë të mëdha edhe për Kylian Mbappen e Jude Bellingham, për të cilët deklaroi se pret të shkëlqejnë në “Santiago Bernabeu”.