Ronaldo i kërkon Al Nassr transferimin e Casemiros - NACIONALE

Ronaldo i kërkon Al Nassr transferimin e Casemiros

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Al Nassr ta kompletojnë transferimin e mesfushorit Casemiro nga Manchester Unitedi.

E ardhmja e portugezit mbetet e pasigurt shkaku që nuk ka arritur ende marrëveshje me klubin arab. 39-vjeçari i skadon kontrata në verë.

Al Nassr dëshiron ta mbajë Ronaldon, por sipas “Marca”, ky i fundit ka kërkuar përforcime në skuadër në mënyrë që të garojnë në Lindjen e Mesme me rivalët si Al Ittihad dhe Al Hilal.

Raporti shton se një ndër lojtarët që Ronaldo e do te Al Nassr është ish bashkëlojtari Casemiro. Braziliani që ka pasur rol kyç në suksesin e Madridit në dekadën e fundit, ka dhënë “dritën jeshile” për t’u larguar nga Unitedi këtë muaj dhe Arabia Saudite shihet si destinacioni më i mundshëm.

Unitedi e transferoi Casemiron në një marrëveshje 70 milionë funte nga Real Madridi më 2022, por duan ta largojnë shkaku që s’është më në formacionin e parë kurse paguhet rreth 350 mijë funte për javë.

Javën e kaluar, Ronaldo publikisht bëri të qartë se dëshiron të mbetet në Arabinë Saudite, por skuadra e Al Nassr duhet të përforcohet.

Jam i lumtur së bashku me familjen time. Në aspektin individual dhe grup, jemi ende këtu. Po përmirësohemi. Është vështirë të garosh me Al Hilal dhe Al ittihad, por po luftojmë vazhdimisht”.

Gjëja më e rëndësishme mbetet të jemi profesionist, respektojmë klubin, kontratat dhe besojmë se mund të ndryshojmë që Al Nassr të provojë të fitojë më shumë tituj”.

Lajme të ngjashme