Ronaldo e qet në shitje vilen e vet në Mançester, çmimi marramendës
Cristiano Ronaldo ka vendosur ta nxjerrë në shitje vilën e vet luksoze në Mançester të Anglisë, për një çmim marramendës prej rreth 6 milionë eurove, pasi është zhvendosur në shtëpinë e vet të re në Arabinë Saudite.
Ronaldo u largua nga Manchester Unitedi në nëntor dhe shihet qartë se nuk e ka asnjë qëllim të kthehet në qytetin anglez më, pasi po kërkon t’i nxjerrë 6 milionë euro nga vila e vet në zonën Alderley Edg, një fshat e gjelbër në periferi të Mançesterit.
Menaxheri Jackson Stops, të cilin Ronaldo e ka angazhuar për shitjen e pronës, e ka përshkruar vilën si kryevepër e dizajnit modern.

Dhe ashtu duket të jetë. Pasi kjo vilë ka pishinë të brendshme, palestër moderne për ushtrime, fusha të tenisit dhe paddelit, zonën spa dhe një dhomë të madhe kinemaje.
Vila ka shtatë dhoma gjumi dhe 23 hektarë tokë.
Ronaldo iu bashkua Al Nassrit në dhjetor si lojtar i lirë, pasi u largua nga Manchester Unitedi duke e shkëputur kontratën me pëlqim dypalësh.
Ai nënshkroi marrëveshje deri në vitin 2025 me klubin saudit, e cila e bën atë futbollistin më të paguar në botë me 200 milionë euro në vit.
Fundi i kthimit të bujshëm të 38-vjeçarit në United i erdhi pas një interviste të tij kontroverse me gazetarin Piers Mogran, ku e kritikoi haptazi klubin dhe trajnerin Erik ten Hag.
