“Ronaldo dhe Bale u pajtuan për t’iu bashkuar Man Unitedit më 2013”
Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ishin pajtuar për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2013, kështu së paku kështu ka deklaruar legjenda e “Djajve të Kuq” Patrice Evra.
Ish kapiteni ka treguar një të vërtetë zhgënjyese për tifozët, të cilët me pak fat mund të shihnin Ronaldon dhe Bale në “Old Trafford” gjatë epokës së Sir Alex Fergusonit.
Duke folur në podcastin për John Obi Mikel, Evra ka treguar se si Ferguson i kishte thënë se po merrte dy yjet dhe që nuk do të pensionohet, sidoqoftë, u pensionua po në atë edicion.
“Një ndër ditët e mia më të mërzitshme, nuk qava por isha në shok”.
“Arsyeja pse sepse dy javë më parë, ai më mori në zyre dhe tha “Patrice shikoni këtë njerëzit, mendojnë se do të pensionohem, do të jem në klub edhe për 10 vite, por duhet të fitojmë më shumë Liga të Kampionëve”.
“Ferguson tha “Patrice, Cristiano Ronaldo u pajtua 99 për qind për t’u kthyer dhe Gareth Bale do të vjen gjithashtu”. Ai kishte nevojë për 200 milionë funte dhe klubi refuzoi t’ia jepte”.
“Tani kanë shpenzuar miliarda. Ishte viti 2013 pak para se të pensionohet, më kujtohet se kur dola nga zyra po mendoja “Cristiano po rikthehet, Gareth Bale vjen, jemi kthyer në biznes” pasi e fituam titullin dhe gjithçka tjetër”.
Ronaldo u largua nga Unitedi në vitin 2009 për një rekord transfer te Real Madriid, ku shënoi 450 gola për nëntë vite periudhë. Pastaj u rikthye te gjiganti anglez në vitin 2021, sidoqoftë kishte probleme në sezonin e dytë me Ten Hag kësisoj shkoi në Arabinë Saudite.