Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassri - NACIONALE

Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassri vetëm pak muaj pasi iu bashkua klubit saudit nga Manchester Unitedi.

Përfaqësuesi i Portugalisë Ronaldo iu bashkua Al-Nassrit në janar, pasi e shkëputi kontratën me Unitedin paraprakisht pas një interviste tronditëse me Piers Morgan në nëntor.

Sulmuesi 38-vjeçar nënshkroi marrëveshje deri në vitin 2025 me klubin saudit, në vlerë hiç më pak se 200 milionë euro.

Real Madridi i ka ofruar Ronaldon një rol të ri në klub, jo si lojtar, por ambasador, sipas mediave spanjolle.

Thuhet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka garantuar Ronaldon se nuk do ta lërë pa punë në Santiago Bernabeu.

Raportohet se edhe partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka kohë që dëshiron të kthehet në kryeqytetin spanjoll, aty ku ata u takuan.

Ronaldo është legjendë e klubit në Real Madrid, pasi i ka shënuar 451 gola në 438 paraqitje për të.

Ai i fitoi katër tituj në Ligën e Kampionëve, tri Kupa të Botës për Klube dhe një Superkupë të UEFA-s, si dhe dy herë titullin në Laliga.

Në Al-Nassr i ia ka shënuar 12 gola në po aq ndeshje deri tani këtë sezon, por është eliminuar nga të gjitha garat për trofe dhe ngel mbrapa në luftë për titull në ligë, po ashtu.

Lajme të ngjashme