Ronaldinho: Shpresoj që Mbappe ta fitojë Topin e Artë - NACIONALE

Ronaldinho: Shpresoj që Mbappe ta fitojë Topin e Artë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish legjenda e Barcelonës Ronaldinho shpreson se Kylian Mbappe ta fitojë Topin e Artë derisa është lojtar i Paris Saint-Germain.

Francezi pritet të largohet në verë nga “Parku i Princave”, me Real Madridin si destinacioni më i mundshëm.

Sidoqoftë, Ronaldinho së fundmi ka deklaruar se dëshiron ta sheh Mbappen me Topin e Artë në fanellën parisiene.

E dua PSG-në, shpresoj që ai (Mbappe) ta fitojë Topin e Artë me skuadrën e tij”.

"Shpresoj që do ta fitojë një ditë, është mik i imi dhe një shok i mirë. Më pëlqen stili i lojës. Logjikisht, të fitojë trofe të mëdhenj do ta ndihmojë që ta fitojë këtë trofe”.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në verë dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim të skenarit, atëherë do të jetë i fundit në fanellën franceze.

Real Madrid mbetet destinacioni favorit ani pse së fundmi ka pasur raportime që janë larguar nga gara. “Los Blancos” shpresojnë se lojtari të nënshkruajë parakontratë në janar, që ta sigurojnë disa muaj më herë pasi dështuan keq në vitin 2021.

Ndër skuadrat e tjera të interesuara thuhet të jenë Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munich.

Lajme të ngjashme