Romelu Lukaku nis stërvitjet te Roma
Qendërsulmuesi Romelu Lukaku tashmë ka nisur stërvitjet te Roma, me fotot e para që janë publikuar të belgut në fanellën e skuadrës italiane.
“Romakët” ende nuk e kanë zyrtarizuar huazimin e Lukakut, por mesa duket gjithçka është kompletuar.
Lukaku tashmë ka nisur stërvitjet në “Trigoria”, ku është parë me fanellën e Romës.
Marrëveshje raportohet të jetë e vlefshme për 6 milionë euro, me qendërsulmuesin që ka pranuar një zbritje page për t’iu bashkuar italianëve.
Ishte biseda me trajnerin Jose Mourinho që e bindi ta refuzojë Juventusin dhe t’i bëjë presion Chelseas ta lejojë t’i bashkohet Romës në formë huazimi.
Chelsea deri vonë refuzoi të gjitha ofertat që erdhën për lojtarin në formë huazimi duke kërkuar shitjen direkte, por në ditët e fundit të afatit veror nuk patën mundësi tjetër përpos t’ia plotësojnë dëshirën.
Zyrtarizimi thuhet se do të bëhet këtë të enjte, me Lukakun që mund të jetë gati qysh në derbin ndaj AC Milanit të premten.
Sidoqoftë, lojtari nuk pritet të nis nga minuta e parë me Andrea Belottin që do të jetë prapë titullar.