Romelu Lukaku i thotë “po” Napolit, peng mbetet vetëm shitja e Osimhenit
Sulmuesi Romelu Lukaku është pajtuar me kalimin te skuadra italiane Napoli, mirëpo peng ka mbetur vetëm shitja e yllit të skuadrës Victor Osimhen.
Nigeriani ka një “marrëveshje në parim” me bordin që të largohet këtë verë, sidoqoftë asnjë skuadër evropiane nuk ia ka paguar klauzolën e lirimit në vlerën e 130 milionë eurove.
Napoli ndërkohë ka gjetur zëvendësuesin duke arritur marrëveshje totale me Lukakun, që është pajtuar për të luajtur sërish nën urdhrat e Antonio Contes.
“Romelu Lukaku i ka dhënë prioritet total te Napoli, duke pritur në rast që Victor Osimhen të largohet nga klubi”.
“Lukaku dëshiron të ribashkohet me Antonio Conten derisa Conte gjithashtu është shumë i interesuar për ta transferuar Romelun”.
“Nëse Osimhen largohet, Napoli do të jetë gati për të nisur bisedimet e avancuara me Chelsean”, shkroi ndër të tjera gazetar italian Fabrizio Romano.
Përndryshe, Chelsea nuk pranon huazim dhe synon ta shet për vetëm 30 milionë euro, pavarësisht që vite më parë paguan mbi 120 milionë euro.
Lukaku e njeh mjaftë mirë Serie A ngase ka luajtur për Interin dhe Romën këto vitet e fundit para se të kthehej te Chelsea.