Romano: Deri para katër javëve Kristjan Asllani ishte kandidat për t’u larguar nga Interi
Inter konsideroi seriozisht largimin e mesfushorit Kristjan Asllani deri katër javë më parë.
“Neurazzurët” ishin të pakënaqur me paraqitjet e shqiptarit dhe menduan ta largojnë qysh në dimër, për ta huazuar te ndonjë klub tjetër me Brightonin si opsion.
Sidoqoftë, gazetari italian Fabrizio Romano raporton se situata ka ndryshuar në ndeshjet e fundit.
“Deri në katër javë më parë, Kristjan Asllani ishte kandidat serioz për t’u larguar nga Interi në afatin kalimtar të janarit. Por ndeshjet e fundit e kanë ndryshuar historinë”, tha ai për “SOSFanta” në “Twitch”.
Asllani ka bërë paraqitje fantastike në ndeshjet e fundit, duke nisur nga ajo kundër Romës, ku “projektoi” golin e vetëm të “Neurazzurëve” që vlen tre pikë.
Me një top të gjatë, shqiptari e gjeti DiMarcon i cili asistoi për Marcus Thuram që realizoi lehtësisht nga afërsia.
Pas kësaj, Inzaghi vendosi t’i japë më shumë minutazhë atë në Ligën e Kampionëve ku lojtari nuk e zhgënjeu në fitore ndaj RB Salzburgut, për ta siguruar vendin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Tani ai shihet si një alternativë për mesfushën e “Neurazzurëve” dhe njësoi si në verë Inter do t’i refuzojë të gjitha ofertat e klubeve evropiane.