Rumania triumfon ndaj Zvicrës, kualifikohet edhe Kroacia
Kombëtarja e Rumanisë ka triumfuar në shtëpi ndaj Zvicrës për të avancuar si lider, derisa Kroacia me mund siguroi “biletën” për Kampionat Evropian pas fitores ndaj Armenisë.
Zvicra bëri një tjetër paraqitje të zbehët, duke u mposhtur në udhëtim te Rumania me rezultat 1:0.
Ndeshja ishte shumë e barabartë nga minuta e parë, me të dy kombëtaret që kishin rate shënimi.
Sidoqoftë, vetëm rumunët e gjetën rrugën drejtë rrjetës me anë të Alibec, që realizoi pas një asistimi fantastik të Morutan (50’).
GoaL! | 🇷🇴 Romania 1-0 Switzerland 🇨🇭 | Denis Alibecpic.twitter.com/p21I9kkxf1
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 21, 2023
Kështu, Rumania kualifikohet si pozitë e parë në grupin I me 22 pikë derisa Zvicra avancon si vend i dytë me 17 sosh.
Në anën tjetër, Kroacia në xhiron e fundit ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionat Evropian duke e mposhtur Armeninë me rezultat 1:0.
Pavarësisht rasteve të njëpasnjëshme, kroatët ia dolën të realizojnë vetëm një herë.
Ishte Budimir që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Sosas, që doli të jetë i pikëve të plota (41’).
Kroacia nga grupi D kualifikohet si pozitë e dytë me 16 pikë pasi lideri mbetet Turqia me 17 sosh.