Roma rivalizon top klubet italiane për Zhegrovën
Roma është skuadra më e fundit italiane që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Lilles Edon Zhegrova.
Kosovari ka mahnitur në Ligue 1 këtë edicion, andaj pritet të bëhet me skuadër të re në verë – ku kërkohet nga disa gjigantë evropianë.
Ka pasur raportime se destinacioni favorit është Juventusi, megjithatë mediat italiane tani raportojnë se Roma është duke konsideruar t’i bëjë ofertë në verë.
Gjithnjë në bazë të raportit, trajneri Daniele de Roossi e vlerëson tejet lartë mënyrën e lojës së kosovarit dhe i pëlqen shumë që mund të luajë në dy krahët e sulmit, ka shpejtësi dhe që nuk frikësohet të hyjë në beteja një kundër një, apo ndaj më shumë mbrojtësve.
🗣️ RUMOR | La Roma estaría siguiendo a Edon Zhegrova atacante del Lille de cara al mercado de verano.
— Planeta Roma 🎙 (@Planeta_Roma) May 12, 2024
Los detalles 👇#ASRoma #Calciomercato https://t.co/YlC21vFGM4
Zhegrova këtë edicion ka shënuar 12 gola si dhe dhuruar nëntë asistime në 45 paraqitje në ligë dhe kupën e Francës.
Kosovari deri vonë e kishte prioritet kalimin në Gjermani, por tani situata ka ndryshuar dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë kalimit te një nga top skuadrat evropiane.
Zhegrova kuptohet, prioritet mund t’i jep Juventusit në rast që Roma dështon ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe gjasat janë vështirësuar me humbjen e djeshme ndaj Atalantas.