Roma pranë marrëveshjes për Angelinon
Roma është duke e kompletuar nënshkrimin me mbrojtësin e krahut që është i huazuar te Galatasaray Angelino, meqenëse RB Leipzig gjithashtu e do këtë marrëveshje.
Mbrojtësi që mbushi 27 vjeç këtë muaj i ishte bashkuar gjigantit turk në një marrëveshje 1.5 milion euro huazimi me opsion që bëhej i obligueshëm nëse plotësohen disa kushte për 6 milionë euro.
Sidoqoftë, vetëm pas gjashtë muajve të kaluar në Turqi ai është i etur për t’u larguar dhe të provojë një eksperiencë të re diku tjetër.
Interesim për Angelinon kanë shprehur Torino, Sassuolo dhe Olympique Marseille mirëpo Roma mbetet favorit absolut, edhe me De Rossin që e zëvendësoi Jose Mourinhon.
Sipas DAZN, RB Lepzig është i gatshëm ta ndërpresë marrëveshjen me Galatan dhe ta huazojë te Roma me opsion blerje në fundin sezonit.
Gjithashtu nuk do të ketë ndonjë obligim blerje për ish yllin e Manchester Cityt, i cili veçse ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane.
Galatasaray ndërkohë do ta lironte meqenëse veçse ka vendosur që të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për shërbimet e lojtarit.