Roma mposht Udinesen dhe merr pozitën e tretë në Serie A
Roma ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
"Romakët" nën urdhrat e Jose Mourinhos po vazhdojnë të luftojnë për top katërshe, derisa fituan me rezultat komod 3:0.
Roma nisi më agresivë nga minuta e parë duke pasur disa aksione të shpejta, mirërpo që nuk ia dolën t'i finalizonin.
Bryan Cristante kishte rastin e artë të shënonte nga pika e bardhë pasi Pereyra kishte prekur topin me dorë, mirëpo që nuk u tregua i saktë.
Vetëm pesë minuta më vonë, ishte talenti Edouardo Bove që shënoi nga afërsia për të kaluar Romën në epërsi (37').
Ndërsa, sulmuesi Lorenzo Pellegrini pas një asistimi të Andrea Belottit dyfishoi epërsinë e vendasve (55').
Udinese kishte rastin e artë të ngushtonte epërsinë dhe ndoshta të rikthehet në lojë, mirëpo Pereyra nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë (69').
Fitoren e vendasve e vulosi sulmuesi Tammy Abraham duke shënuar me kokë pas një harkimi të Spinzzzolas (90+3').
Me këtë fitore, Roma zë pozitën e tretë në Serie A me 56 pikë të mbledhura, derisa Udinese zë pozitën e 12-të me 39 sosh.
Në xhiron e radhës, Romën e pret një sfidë jo e lehtë si mysafir i Atalantas derisa Udinese do të përballet me Cremonesen.