Roma me rikthim eliminon Feyenoordin, avancon në gjysmëfinale
Roma është bërë gjysmëfinalisti i fundit në Ligën e Evropës, pasi arriti ta eliminojë Feyenoordin.
Edhe pse humbi me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë, skuadra italiane fitoi në shtëpi me rezultat 4:1 për të siguruar kualifikimin tutje.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i finalizoi rastet e tyre, me vendasit që dominuan në posedim.
Ishte Leonoardo Spinazzola që kaloi Romën në epërsi duke u gjendur në vendin e duhur pas një topi të kthyer (60’).
Roma dyfishoi epërsinë me anë të Bryan Cristante, por pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Kur askush nuk e priste, Igod Paixao realizoi me kokë për të barazuar rezultatin pas një pasimi fantastik të Syzmanskit (80’).
Sidoqoftë, Paulo Dybala nuk lejoi që Roma të eliminohej duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Pellegrinit dhe dërguar ndeshjen në vazhdime (89’).
Në kohën shtesë, skuadra e Jose Mourinhos tregoi fytyrë tjetër duke shënuar edhe dy herë tjera.
Fillimisht Tammy Abraham asistoi për El Shaarawy, që realizoi nga afërsia për të qetësuar tifozët.
E pastaj Pellegrini me një gol të bukur vulosi kualifikimin në gjysmëfinale, ku i pret Bayer Leverkuseni.