Roma me mund triumfon ndaj Lecce, ngritët në pozitën e pestë në tabelë - NACIONALE

Roma me mund triumfon ndaj Lecce, ngritët në pozitën e pestë në tabelë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke triumfuar në shtëpi ndaj Lecce, në kuadër të xhiros së nëntë.

"Romakët" triumfuan me rezultat 3:1, sfidë të cilën e dominuan nga çastet e para.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Chris Smalling kaloi Romën në epërsi pas një asistimi të Lorenzo Pellegrinit (6') - VIDEO.

Tutje, situata për mysafirët u vështirësua pasi Moretn Hjumland u ndëshkua direkt më të kuq pas një ndërhyrje të ashpër dhe vendimi u konfirmua nga VAR-i.

Sidoqoftë, pavarësisht që ishin me 10 lojtarë në fushë, Lecce për disa minuta mori dominimin dhe gjetën golin përmes Gabriel Strefezza, që shënoi nga afërsia pas një asistimi të bukur të Samuel Umtitit (39'), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime - VIDEO.

Në pjesën e dytë, Roma gjeti epërsinë falë Paulo Dybalas që u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Alessandro Prontera (48') - VIDEO.

Vetëm dy minuta më vonë, argjentinasi që po zhvillonte një paraqitje fantastike u detyrua të largohet pas një lëndimi që nuk dukej i lehtë.

Tutje, Roma rrezikoi përmes Nicola Zalewskit dhe Tammy Abraham që kishin raste të mira shënimi, por që nuk i konkretizuan.

Në fakt, Abraham arriti të shënojë në kohën shtesë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje (90+1').

Kjo fitore për skuadrën e Jose Mourinhos është tejet e rëndësishme pasi tani ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë të mbledhura pas nëntë xhirove, derisa Lecce renditët në pozitën e 16-të me shtatë sosh.

Në xhiron e radhës, Roma është mysafir i Sampdorias, derisa Lecce do ta pres Fiorentinan në shtëpi.

Lajme të ngjashme