Rodrygo: Thuajse isha lojtar i Liverpoolit, por në fund refuzova
Sulmuesi brazilian Rodrygo ka zbuluar se ishte pranë kalimit te Liverpooli në vitin 2017, por ndryshoi mendje në çastet e fundit.
Anësori është duke shkëlqyer te Real Madridi, por atë kohë ishte pjesë e klubit brazilian Santos, që kishin pranuar ofertën e Liverpoolit në vlerën e 3 milionë eurove.
Në një intervistë për “The Guardian” para ndeshjes me Man Cityn, Rodrygo ka shpjeguar se si tani mund të ishte duke luajtur në Premierligë.
“E kam refuzuar shansin për t’iu bashkuar Liverpoolit para shtatë viteve. Nuk e mbyllëm marrëveshjen sepse nuk doja”.
“Doja të qëndroja te Santos edhe pse oferta ishte shumë më e mirë. Rruga që më premtuan ishte e shkëlqyer për karrierën time. Do të shkoja të kryeja studimet për gjuhën angleze që të përgatitesha për futbollin evropian”.
“Gjithçka ishte shumë mirë, por dëshira ime foli me të madhe. Doja të qëndroja te Santos, të bëja historinë në klub para se t’i bashkohesha ndonjë klubi super evropian”.
“Kjo ishte e tëra që ndodhi, isha në gjendje që ta plotësoja ëndrrën te Santos. Por, është e vërteta, thuajse isha lojtar i Liverpoolit”, deklaroi ai.
Këtë marrëveshje atë kohë ishte afër ta kompletonte Michael Edëards, i cili u rikthye në të njëjtën pozitë këtë vit.