Rodrygo qartëson intervistën: Ma nxorën nga konteksti, dua të qëndroj te Reali
Sulmuesi i Real Madridit Rodrygo ka treguar dëshirën për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” pas fitores ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Braziliani shtoi frikë te tifozët madrilen ku sipas “DAZN”, kishte deklaruar: “Po, gjithçka mund të ndodhë. Kam kontratë këtu, mirëpo nuk e di”.
Megjithatë, Rodrygo tani ka qartësuar deklaratën e tij në “twitter”, duke deklaruar: “Një situatë jo e mirë ndodhi sonte, ku një nga intervistat e mia u nxor plotësisht nga konteksti”.
“Për të qenë shumë direkt, jam shumë i lumtur te Real Madridi. Po jetoj ëndrrën çdo ditë dhe as nuk më shkon në mendje mundësia për t’u larguar nga klubi i jetës. Tani të vazhdojmë të bëjmë historinë së bashku. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”.
Hoy ocurrió una situación muy molesta, donde una de mis entrevistas fue completamente sacada de contexto.
— Rodrygo Goes (@RodrygoGoes) May 28, 2024
Para ser muy directo, estoy MUY feliz en el Real Madrid, vivo un sueño cada día y NO se me pasa por la cabeza dejar el club de mi vida!
Ahora seguimos con história por…
Mediat britanike kanë spekuluar se fundmi se Rodrygo është duke u kërkuar nga Manchester City dhe po tentojnë ta bindin meqenëse Kylian Mbappe do t’iu bashkohet në verë, andaj rëndësia e tij do të bie.
Kontrata e brazilianit skadon më 2028, ndërsa këtë sezon ka zhvilluar 50 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 17 gola dhe dhuruar nëntë asistime.
Tani, Rodrygo do të jetë i fokusuar me kombëtaren e Brazilit për ta fituar Kupën e Amerikës.