Rodrygo komenton të ardhmen pas interesimit të gjigantëve anglezë - NACIONALE

Rodrygo komenton të ardhmen pas interesimit të gjigantëve anglezë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit Rodrygo e ka distancuar vetën nga një largim i mundshëm, pavarësisht spekulimeve që kërkohet nga top klubet angleze.

Edhe pse ka një rol të rëndësishëm te skuadra madrilene, braziliani është lidhur me një largim nga Reali shkaku i arritjes së mundshme të Kylian Mbappe, si dhe Endrick.

Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe United po shikojnë nga afër situatën e 23-vjeçarit dhe mund t’i bëjnë ndonjë ofertë zyrtare në verë.

Sidoqoftë, Rodrygo mendon ndryshe. Ai ka konfirmuar se s’po e konsideron largimin nga “Santiago Bernabeu”.

“E dua shumë këtë klub. Shpresoj që e ardhmja ime është këtu. Ancelotti është si baba për mua”, deklaroi shkurtimisht për “beIN Sports”.

Rodrygo ishte vetëm 17-vjeçar kur Reali arriti marrëveshje me Santos më 2018. Ishte një ndjekje që i bëri skuadra spanjolle njësoi si Vinicius Juniorit një vit më parë, duke nënshkruar me lojtarët e pastaj udhëtuan për në Spanjë sapo mbushën 18 vjeç.

Ai mori numrin 11 në verë pas largimit të Marco Asensios, ndërsa me Vinicius që ka numrin 7 – Mbappe pritet ta mbajë numrin 10 nëse Luka Modric ikën në verë.

Real Madrid është favoriti për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të 15-të në histori, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Manchester Cityn.

Lajme të ngjashme