Rodri thotë se e ëndërron “Topin e Artë”
Rodri, mesfushori i njohur i Kombëtares së Spanjës dhe Machester Cityt, ka folur në lidhje me çmimin e “Topit të Artë”, për të cilin është nominuar.
Në një intervistë për ESPN-në, Rodri ka thënë se fitimi i “Topit të Artë” është një ëndërr.
“Do të ishte një ëndërr për mua të fitoja ‘Topin e Artë’”, do ishte një burim krenarie…Në rrugë njerëzit më thonë që unë jam fituesi, ju e meritoni. Dhe kjo për mua do të thotë shumë, pra tashmë jam fitues”, ka thënë Rodri, transmeton Express.