Rodri synon rikthimin para përfundimit të sezonit
Fituesi i Topit të Artë, Rodri, do ta synojë rikthimin në fushë këtë sezon, duke provuar të rikuperohet sa më parë nga lëndimi që pësoi në gjurin e tij, ndonëse u tha se ai do të mungojë deri në fillimin e sezonit të ri.
Mesfushori spanjoll, i cili fitoi Topin e Artë në Paris muajin e kaluar përpara Vinicius Junior, e shqyuACL-në e tij gjatë një përballje në Premierligë kundër Arsenalit në shtator. Fillimisht u besua se Rodri mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit të sezonit 2024-2025 për Manchester Cityn, megjithatë, ai shpreson të kthehet përpara se sezoni të përfundojë.
Duke folur në emisionin spanjoll COPE , 28-vjeçari tha: "Kam në mendje të luaj këtë sezon. Tani sezonet po zgjasin dhe Kupa e Botës (Klube) përfundon më 13 korrik, kam në mendje ta kthehem këtë sezon, si sfidë tashmë kam filluar të eci dhe po ndihem më mirë nga sa mendoja”.
.jpeg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ka qenë një makth për Cityn në dy javët e fundit pasi ata kanë humbur katër ndeshje radhazi - hera e parë në karrierën e Pep Guardiolës si trajner - duke përfshirë humbjet radhazi kundër Bournemouth dhe Brighton në Premierligë. Ata janë eliminuar nga Kupa Carabao, janë përballur me poshtërim kundër Sporting CP të Ruben Amorim në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht janë pas liderëve të ligës angleze Liverpool me pesë pikë.
Kampionët në fuqi të Anglisë do të synojnë t'i rikthehen rrugëve të fitoreve pas ndeshjeve të kombëtareve pasi do të takohen me Tottenhamin në një ndeshje të vështirë në shtëpi në Premierligë më 23 nëntor.