Rodri planifikon të kthehet para përfundimit të sezonit - NACIONALE

Rodri planifikon të kthehet para përfundimit të sezonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, shpreson se do të kthehet të luajë para përfundimit të sezonit aktual, ndonëse vuan nga një lëndim i rëndë.

Rodri këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë (ACL) në gjurin e tij të djathtë gjatë barazimit 2:2 të Manchester Cityt me Arsenalin në shtator, me Pep Guardiolën që tha se lëndimi do ta mbante atë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.

City ka dështuar të fitojë gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat në mungesë të Rodrit, dhe reprezentuesi spanjoll shpreson të ndihmojë bashkëlojtarët e tij përpara se të përfundojë sezoni.

"Objektivi im është të rikthehem këtë sezon. Unë nuk heq dorë nga ky sezon, [por] nuk dua të bëj asnjë gabim. Objektivi im është të kthehem për gjashtë apo shtatë muaj," tha Rodri për The Rest Is Football podcast.

“Po ja kaloj shumë më mirë nga sa e kam menduar, pjesën tjetër po e shijoj, nëse është e mundur ta them kështu. Ndjenja ime ishte, jo si një çarje, gjuri ishte i qëndrueshëm. Kisha besim se nuk ishte shumë keq. Por tani kam një mentalitet pozitiv dhe kaq. Muaji i parë ishte i keq për sa i përket dhimbjeve, nuk mund të ecja, por tani është më lehtë”.

Sezoni i Premierligës përfundon më 25 maj, tetë ditë pas finales së FA Kupës më 17 maj.

Sezona pasohet nga Kupa Botërore e Klubeve me 32 ekipe, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, e cila përfshin Manchester Cityn dhe do të zgjasë nga 15 qershori deri në finalen e 13 korrikut.

Lajme të ngjashme