Rodri – Lojtari më i mirë në “Euro 2024”
Mesfushori Rodri është shpallur lojtari më i mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ylli i Manchester Cityt ishte i jashtëzakonshëm në tërë ndeshjet, duke luajtur rol kyç në këtë sukses, pavarësisht që u zëvendësua pas 45 minutave në finale ndaj Anglisë.
Falë paraqitjeve mahnitëse, UEFA e ka zgjedhur Rodrin si lojtari më i mirë i këtij turneu.
🚨🥇 Best Player of the Tournament: Rodri. ✨ pic.twitter.com/QgZ6kpg5lR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2024