Rodri i përgjigjet Ronaldos: Këta gazetarë votuan edhe kur ai e fitonte Topin e Artë - NACIONALE

Rodri i përgjigjet Ronaldos: Këta gazetarë votuan edhe kur ai e fitonte Topin e Artë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt Rodri iu është kundërpërgjigjur Cristiano Ronaldos, duke thënë se të njëjtit gazetarë dikur votuan për portugezin.

Ronaldo javën e kaluar deklaroi se Vinicius Jr e meritoi Topin e Artë para spanjollit.

Rodri ka mbetur i befasuar me këtë deklaratë të portugezit, andaj ia ka kujtuar se si ka shkuar edhe kur ai e fitonte Topin e Artë vite më parë.

“Është befasi. Sinqerisht, ai e di më mirë se të gjithë se si fitohen këto çmime dhe mbi të gjitha si fituesi vendoset”.

“Këtë vit, gazetarët votuan se unë duhej ta fitoja. Gazetarët ndoshta të njëjtit që e votuan atë në një kohë, mendoj se atëherë ishte i pajtuar me vendimet e tyre”.

Ndërkohë, Rodri është në rikuperim nga këputja e ligamentit të gjurit dhe pritet të rikthehet në sezonin tjetër.

Lajme të ngjashme