“Roboti” Haaland me pesë gola, Man City avancon në çerekfinale të FA Cupit - NACIONALE

“Roboti” Haaland me pesë gola, Man City avancon në çerekfinale të FA Cupit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka eliminuar Lutonin për tu kualifikuar në çerekfinalen e FA Cupit.

“Qytetarët” shënuan fitore të thellë me rezultat 2-6, ku “shpërtheu” sulmuesi Erling Haaland me plot pesë gola.

Pas vetëm tre minutave lojë, Kevin de Bruyne asistoi për mrekulli te norvegjezi, i cili e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia.

Dyshja bashkëpunuan sërish, me belgun që asistoi nga distanca dhe Haaland shënoi përballë portierit për ta dyfishuar epërsinë (18’).

Haaland nuk u ndal më kaq duke kompletuar het-trikun në këtë pjesë pas një tjetër asistimi të De Bruynes (40’).

Në fundin e kësaj pjese, Luton arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Jordan Clark që realizoi një eurogol nga distanca (45’).

Luton kishte pak shpresa për ndonjë përmbysje të madhe, pasi Clark e shënoi edhe golin e dytë (52’).

Megjithatë, Man City s’lejoi gabime me Haaland që e gjeti rrjetën për herë të katërt, pas një tjetër bashkëpunimi me De Bruyne (55’).

Vetëm tre minuta më vonë, Haaland realizoi edhe golin e pestë veçse këtë herë u asistua nga Bernardo Silva (58’).

Ndërsa, për fitoren u përkujdes Mateo Kovacic me një gol të bukur (72’).

Kësisoj, Man City avancon në çerekfinalen e kupës më të madhe në Angli.

Lajme të ngjashme