Robin Krasniqi ishte pjesë e projektit të Real Madridit, tani i bashkohet Osijekut - NACIONALE

Robin Krasniqi ishte pjesë e projektit të Real Madridit, tani i bashkohet Osijekut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i ndeshjeve të futbollit, Robin Krasniqi, që ishte dikur pjesë e Real Madridit, tani është anëtari më i ri i stafit të skuadrës së parë të Osijekut si analist, pas kërkesës zëvendës trajnerit të kësaj skuadre, Rene Poms.

23-vjeçari është me prejardhje nga Kosova por i lindur në Leoben të Austrisë dhe ka studiuar në Londër, duke qenë studenti më i mirë i gjeneratës në Kampusin Universitar të Futbollit në stadiumin Wembley.

Krasniqi ishte pjesë e projektit të Real Madridit dhe ka marrë pjesë në organizimin e një kampi në Kosovë nga kjo skuadër për gjeneratat e reja.

Ai më parë ka ushtruar detyrën e analistit dhe vëzhguesit të talenteve te Oxford United, teksa tani në Osijek do ta bëjë detyrën e analistit të ndeshjeve.

Njoftimi i plotë i Osijekut për Krasniqin

“Robin Krasniqi lindi dhe u rrit në Austri, u shkollua në Londër ku studioi Biznes Ndërkombëtar në Futboll në Kampusin Universitar të Futbollit në stadiumin Wembley, duke u diplomuar si studenti më i mirë i gjeneratës së tij. Përveç gjermanishtes, ai flet në mënyrë aktive edhe anglisht dhe spanjisht.

Nga viti 2019 deri në vitin 2021, ai punoi si analist dhe vëzhgues talentesh për Oxford United, i cili garoi në kategorinë e tretë angleze, dhe më pas ai ishte pjesë e projektit të Real Madrid dhe mori pjesë në organizimin e kampeve të futbollit për fëmijë në Kosovë. Nga tetori 2021 deri në gusht 2022, ai ndoqi dhe kreu një diplomë Master në menaxhim sportiv në Universidad Europea Real Madrid.

I urojmë mirëseardhjen Robinit në NK Osijek dhe i urojmë shumë suksese në punën e tij si analist i ekipit të parë, ku do të zëvendësojë Jasmin Osmanovicin, i cili po largohet nga klubi dhe të cilit, me falënderime për atë që ka bërë, i urojmë fat të mirë në karrierën e tij profesionale”.

Lajme të ngjashme