Robin Krasniqi e rrah portugezin Silva
Boksieri Robin Krasniqi e ka rrahur portugezin Jorge Silva, duke shënuar fitore në kategorinë gjysmë të rëndë.
Kosovari ishte fantastik në 10-të raundet e zhvilluara, ku pas vendimit të gjyqtarëve me plotë meritë edhe iu dha fitorja.
Krasniqi e nisi për mrekulli duke u treguar më i kujdesshëm në raundet e para, me portugezin që u mbrojt më shumë.
Sidoqoftë, në tre raundet e fundit Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm duke arritur edhe ta rrëzojë Silvan. Në raundin e 10-të, kosovari ishte pranë edhe ta nokautonte mirëpo kundërshtari arriti t’i qëndronte disa goditjeve.
Kësisoj, gjyqtarët i dhanë fitoren Krasniqit me plot meritë, meqenëse ishte mahnitës për dallim nga ai turneu që u kritikua shumë në Prishtinë.
Kujtojmë, kjo fitore s’kishte të bënte për titull megjithatë ai ka dëshmuar gjithnjë se dëshiron të luftojë edhe një herë për titullin e kampionit të botës.
Nga 61 meçe të zhvilluara, Krasniqi tani numëron 54 fitore ndërsa Silva shijon humbjen e 10-të në karrierë.