Rivaldo: Roberto Firmino nuk duhet t'i ndjek hapat e mi dhe t'i bashkohet Barcelonës - NACIONALE

Rivaldo: Roberto Firmino nuk duhet t'i ndjek hapat e mi dhe t'i bashkohet Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane Rivaldo ka këshilluar sulmuesin Roberto Firmino që mos t'i bashkohet Barcelonës pasi të largohet nga Liverpooli.

Firmino ka vendosur t'i jap fund aventurës në "Anfield" pas tetë sezoneve ku fitoi gjashtë trofe, ndërsa thuhet se mund t'i bashkohet Barcelonës, skuadër kjo që po kërkon një alternativë për Robert Lewandowskin.

Sidoqoftë, për "BetFair", Rivaldo deklaroi se Firmino nuk duhet të ndjek hapat e tij shkaku që Xavi Hernandez luan me polakun në formacionin bazë.

"Ka pasur raportime ditëve të fundit se Barcelona ndoshta do të shikojë të nënshkruajë me Firminon, që do të largohet nga Liverpooli në fundin e sezonit".

"Duke ndjekur hapat e tjerëve lojtarë brazilianë, besoj se Firmino do të plotësonte ëndrrën të luante për Barcelonën. Sidoqoftë, fillimisht mendoj se ai duhet të shikojë çfarë roli në skuadër do të ketë".

"Xavi gjithmonë luan me një qendërsulmues dhe arritja e Firmino mund të sugjerojë ndryshim strategjie, por më shumë gjasë do të nënkuptonte se dikush do të jetë në stol dhe të luajë vetëm disa minuta".

"Kështu, ai duhet ta peshojë vendimin, jo sepse largohet nga Liverpool por roli që do ta ketë në klub. Kjo nuk do të ndikojë te historia e bukur që ka shkruar".

"Padyshim të luash te Barcelona është një ëndërr e bërë realitet, por në këtë fazë të vonshme të karrierës ndoshta duhet të shikojë një klub që i jep siguri për minuta më shumë. Nëse arrin marrëveshje me Barcelonën, shpresoj se do të bisedojë me Xavin për ta kuptuar rolin në skuadër".

Firminos i ishte ofruar rinovimi i kontratës nga Liverpooli, mirëpo braziliani vendosi ta refuzojë për një aventurë të re para se të pensionohet.

Lajme të ngjashme