Rikthehet Celina e Zabërgja ftohet për herë të parë, publikohet lista e Kombëtares së Kosovës
Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor.
Bersant Celina është kthyer te Dardanët pas një kohe, ndërsa risi është Baton Zabërgja, që është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A.
Kombëtares së Kosovës i është rikthyer edhe golashënuesi më i mirë, Vedat Muriqi, që ishte mungesë në muajin e kaluar për shkak të lëndimit, ndërsa i vetmi nga Superliga e Kosovës vazhdon të jetë Lindon Emërllahu.
Portierët: Aro Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj;
Mesfushorët: Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj, Lindon Emërllahu, Florent Muslija, Muharrem Jashari, Baton Zabërgja, Bersant Celina;
Sulmusit: Milot Rashica, Edon Zhegrova, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi.

Ilir Avdyli, Musfatë Abdullahu, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani dhe Muhamed Hyseni janë lënë në listën e zgjeruar të Franco Fodës.

Grumbullimi i parë i Dardanëve bëhet të hënën, ku fillimisht trajneri do ta ketë një konferencë për shtyp, e pasdite do të zhvillohet stërvitja e parë.
Kombëtarja e Kosovës takimin e parë e ka më 15 nëntor, ku në udhëtim përballet me liderin e grupit, Rumaninë, e ku nevojitet fitorja me tre gola diferencë për të synuar vendin e parë në grup.
Tre ditë më vonë, në Fadil Vokrri, Dardanët do të përballen me Lituaninë.
Kombëtarja e Kosovës renditet e dyta në grupin C2, ku ka 9 pikë nga katër takime, me Rumaninë që ka 12 pikë.