Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohen dy ndeshjet e para të eliminimit direkt
Emocionet e garës më të fortë për klube, Ligës së Kampionëve, kthehen sot, me dy ndeshjet e para në kuadër të fazës së eliminimit direkt, apo 1/8 e finales, ku Leipzig e pret Real Madridin, ndërsa kampioni në fuqi Manchester City e viziton Kobenhavn.
Real Madridi një nga skuadrat me formën më të mirë në të gjithë Evropën, siguroi vendin e parë në Grupin C me të gjitha fitore, nga i cili grup u kualifikua edhe Napoli.
Mbretërit janë të parët në LaLiga dhe vijnë në këtë ndeshje me rehati të madhe. Në anën tjetër Leipzig u kualifikua e dyta në Grupin G pas Manchester Cityt, teksa në Gjermani po luftojn të hyjë në zonën e Ligës së Kampionëve, pasi momentalisht gjendet në vendin e pestë.
Pa diskutim, favoriti për këtë ndeshje është Real Madridi. 14-herë kampioni i Evropës.

Ndeshja e parë zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit më 6 mars.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi Manchester City përballet me Kobenhavn.
Qytetarët fituan grupin G me të gjitha fitoret, ndërsa forma e mirë po i përcjellë edhe në Premierligë, ku momentalisht gjenden në vendin e dytë me dy pikë më pak se Liverpooli, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kundërshtari i tyre, Kobenhavn, siguroi kualifkimin në fazën direkte nga vendi i dytë i grupit A, ndërsa vazhdon të ndjekjek të vendit të parë në Superligën e Danimarkës.

Edhe kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 21:00, e gjithashtu ndeshja e kthimit më 6 mars.