rigoN i ndanë rrugët me organizatën gjermane BIG
Rigon 'rigoN' Gashi i ka ndarë rrugët me organizatën e madhe gjermane, BIG (Berlin International Gaming) dhe duke nisur nga 1 janari 2025 ai do të jetë lojtari i lirë, për të nënshkruar me skuadër të re.
Rrugëtimi i tij me BIG nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pasur ulje dhe ngritje, por që e menaxhuan disi për të arritur deri në Legends Stage në Shanghai Major.
Pas njoftimit për ndërprerje të bashkëpunimit, Rigon Gashi shkroi në platformën X.
"Pas një udhëtimi intensiv dhe të paharrueshëm, është koha që unë të them lamtumirë. Ky kapitull ka qenë i mbushur me ulje-ngritje që më kanë formuar jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Së bashku dhamë gjithçka, por për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç e kisha parashikuar. Unë jam mirënjohës për momentet e pabesueshme, mbështetjen nga skuadra dhe tifozët dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj organizate. Udhëtimi im vazhdon dhe është fillimi i diçkaje më të madhe. Do të kthehem më mirë, më i mprehtë dhe i gatshëm të tregoj se çfarë jam vërtet i aftë të arrij. Shihemi së shpejti."
Parting ways with BIG / Free Agent starting 1. January 2025
— rigoN (@rigoNcs) December 20, 2024
After an intense and unforgettable journey, its time for me to say goodbye. This chapter has been filled with ups and downs that have shaped me not only as a player but also as a person.
Together we gave it our all,… https://t.co/ph2huUEhp8
BIG në anën tjetër falënderoi Rigonin dhe i uruan atij fat në kapitullin e radhës në karrierë.
"Sot i themi lamtumirën, @rigoNcs
Faleminderit për pasionin tuaj që sollët në BIG dhe që luftuam rrugën tonë për në top 16 në Shangai. Të urojmë gjithë të mirat në kapitullin tuaj të ardhshëm!"
Kujtojmë se Rigon Gashi i njohur për arritjet e tij me Bad News Eagles, deri më tani ka arritur katër herë në Legends Stage në Major.