Revolucion te Prishtina, katër lojtarë konfirmojnë largimin
Me ardhjen e trajnerit të ri, FC Prishtina është duke bërë ndryshime drastike në skuadër.
Vetëm të hënën, nga klubi bardhëkaltër plot katër lojtarë kanë konfirmuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Hasan Hyseni, Egzon Sinani, Kushtrim Gashi, si dhe Muhamed Useini tashmë kanë njoftuar se janë agjent të lirë dhe që nuk do të jenë pjesë e klubit.
Nacionale me burime pranë klubit merr vesh se ky është vetëm fillimi, meqenëse edhe disa lojtarë tjerë pritet t’i ndajnë rrugën, një listë që përfshin kapitenin Mërgim Pefqeli si dhe sulmuesin Kreshnik Uka.
Thuhet se arsyeja kryesore e tërë këtyre ndryshimeve është trajneri francez, që dëshiron futbollistë të tjerë në ato pozita, me synimin që ta fitojë titullin vitin tjetër dhe padyshim, prioriteti mbetet dalja në Evropë.
Për të dytin vit radhazi, Prishtina ka dështuar të dalë në Evropë andaj dëshiron të bëjë ndryshime drastike në skuadër, me shpresën që të kthehet në nivelin më të mirë të mundshëm.
Deri më tani, klubi nga kryeqyteti nuk ka reaguar lidhur me këto largime.