Rennes bën befasinë, e mposht PSG-në midis "Parkut të Princave" - NACIONALE

Rennes bën befasinë, e mposht PSG-në midis "Parkut të Princave"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rennes ka bërë befasinë e mbrëmjes duke shënuar fitore komode në udhëtim te Paris Saint-Germain në kuadër të xhiros së 28-të në Ligue 1.

"Parisienët" dominuan ashtu siç pritej, por mysafirët fituan me rezultat komod 0:2.

PSG e nisi shumë më mirë duke shënuar me anë të Kylian Mbappes pas vetëm 24 minutave lojë, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Francezi kishte edhe dy raste të shkëlqyeshme nga afërsia që nuk i konkretizoi, kurse Lionel Messi gjithashtu provoi me një goditje nga disanca mirëpo nuk ia doli.

Kur askush nuk e priste, Karl Toko Ekambi kaloi Rennes në epërsi pas një asistimi perfekt të Benjamin Bourigued me një kundërzbritje të shpejtë (45').

Rennes e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, duke dyfishuar epërsinë me anë të Arnaud Kalimeundo që realizoi nga afërsia pas një asistimi të Toko Ekambit (49').

PSG tentoi deri në fund duke krijuar aksione të njëpasnjëshme mirëpo assesi nuk ia dolën t'i finalizonin.

Pas kësaj humbje, PSG mban kreun me 66 pikë të mbledhura derisa Rennes ngrihët në pozitën e pestë me 50 sosh.

Lajme të ngjashme