Renditja e FIFA-s: Argjentina qëndron në krye, Anglia e Spanja ngjiten, ndërsa Kosova pëson rënie
Kampionia e sapokurorëzuar e Evropës, Spanja, është ngjitur për pesë vende në përditësimin e fundit të renditjes nga FIFA, me Argjentinën që vazhdon të mbetet e para, ndërsa Kosova ka pësuar rënie prej një pozite.
Fituesi i Kupës së Botës Argjentina mbajti vendin e parë pas triumfit të tyre në Kupën e Amerikës, duke mposhtur Kolumbinë 1:0.
Anglia u ngjit me një vend në vendin e katërt, duke tejkaluar Brazilin, pasi këta të fundit zhgënjyen në Kupë të Amerikës.
Venezuela, e cila arriti në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ishte skuadra më e përmirësuar në renditje, duke u ngjitur me 17 vende në vendin e 37-të, me çerekfinalistët e Euros, Turqinë që kërcejnë 16 vende në të 26-in.
Shtetet e Bashkuara, të cilat u eliminuan gjatë fazës së grupeve në Kupë të Amerikës, ranë pesë vende nga vendi i 11-të në vendin e 16-të.
Shqipëria që u kualifikua në Evropian, nuk pati ndryshim në renditje duke qëndruar në vendin e 66-të, ndërsa Kombëtarja e Kosovës ka rënë për një pozitë, nga 105 në 106.
Top 10 dhe renditja e Kosovës, Shqipërisë
1 - Argjentinë
2 - Francë
3 - Spanjë
4 - Angli
5 - Brazil
6 - Belgjikë
7 - Holandë
8 - Portugali
9 - Kolumbi
10 - Itali
---
66 - Shqipëria
---
106 - Kosova.