Relevo: Mo Salah e do largimin nga Liverpooli, Al Ittihad i ofron pagë më të madhe se Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Relevo: Mo Salah e do largimin nga Liverpooli, Al Ittihad i ofron pagë më të madhe se Cristiano Ronaldos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi spanjoll “Relevo” raporton se sulmuesi Mohamed Salah dëshiron largimin nga Liverpool dhe mund të bëhet ylli më i fundit që kalon në Arabinë Saudite.

Gjithnjë në bazë të këtij raportimi, është skuadra e Al Ittihad ku ndodhet edhe Karim Benzema, që janë të gatshëm ta bëjnë egjiptianin lojtarin më të paguar në botë, po pra duke tejkaluar edhe Cristiano Ronaldon.

Salah rinovoi kontratën një vit më parë dhe ka edhe dy vite të mbetura, por oferta e skuadrës arabe është duke e tunduar.

Egjiptiani është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës së Al Ittihad dhe besimi i tij i fortë fetar është një faktor tejet i rëndësishëm, ngase do t’i pëlqente të luante në një shtet myslimanë.

Salah tashmë ka luajtur në Ligën e Evropës tre herë prandaj nuk është shumë i vënë për të treguar sukses në këtë kompeticion.

Por largimi i tij nga “Reds” nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Liverpool veçse e ka nisur sezonin në Premierligë dhe trajneri Jurgen Klopp nuk dëshiron ta humbë lojtarin më të mirë duke marrë parasysh se duan të sigurojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Një përparësi e madhe për Arabinë Saudite është se afati veror nuk do të mbyllet deri në tetor, gjë të cilën e komentoi edhe trajneri Jurgen Klopp javë më parë.

“Një ndër gjërat më të këqija, nëse s’jam gabim është që afati veror i Arabisë Saudite zgjatë edhe tre javë. UEFA ose FIFA duhet ta heqin këtë”.

Së fundmi nga Liverpool u largua Fabinho, i cili e la klubin anglez për t’iu bashkuar Al Ittihad në një marrëveshje 46.7 milionë euro.

Lajme të ngjashme