Refuzoi të flet për media, Kylian Mbappe pritet të gjobitet nga FIFA - NACIONALE

Refuzoi të flet për media, Kylian Mbappe pritet të gjobitet nga FIFA

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe pritet të gjobitet nga FIFA pasi ai refuzoi të flet dy herë për media pas dy fitoreve të Kombëtares së Francës në fazën e grupeve.

23-vjeçari vazhdon të jetë kyç për kombëtaren e tij në Katar dhe tani më ka shënuar tre gola pasi realizoi ndaj Danimarkës dhe Australisë.

Ai fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes dy herë, që nga rregullat e FIFA-s nënkupton se është i detyruar të flet për media, por Mbappe refuzoi.

Sipas ESPN, këto veprime të lojtarit kanë ndikuar të mos ketë shumë zgjidhje, pra që 23-vjecari të gjobitet pse doli kundër rregullave të FIFA-s.

Pasi shënoi dhe asistoi në fitoren 4:1 ndaj Australisë, Mbappe iu dha fjala për të folur pas ndeshjes, por ai menjëherë refuzoi.

Edhe ai, edhe Federata Franceze e Futbollit ishin në dijeni që nëse sulmuesi i përsërit veprimet e njëjta, atëherë do të ketë ndëshkime.

Sidoqoftë, pavarësisht njoftimeve, Mbappe refuzoi të flet sërish për media pasi mori çmimin e lojtarit të ndeshjes ndaj Danimarkës të shtunën.

Është e kuptueshme që Mbappe po refuzon të flet për media shkaku i pyetjeve të shumta lidhur me të ardhmen te PSG.

Pyetje të tilla janë shihen si shpërqendrim për francezin, që është plotësisht i fokusuar ta korrigjojë paraqitjen e tij të fundit gjatë kompeticionit ndërkombëtar.

Në "Euro 2020", 23-vjecari humbi penalltinë vendimtare ndaj Zvicraës, ku si pasojë Franca u eliminua nga ajo garë.

Por, ai ka qenë thjesht brilant deri me tani te Franca në Katar, duke regjistruar tre gola dhe një asistim në dy ndeshjet hapëse.

Ai ka arritur të arrijë numrin e tij në shtatë gola në Kupën e Botës - pasi ka luajtur në turneun 2018 në Rusi - dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i kombit të tij në kompeticion.

Mbappe do të kërkojë të ndërtojë rikthimin e tij mbresëlënës kur Franca të përballet me Tunizinë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të mërkurën pasdite.

Lajme të ngjashme