Refuzoi Man Unitedin dhe Chelsean, Roberto de Zerbi pranë Marseille
Trajneri Roberto de Zerbi është gati për t’u bërë trajner i Marseilles, sipas mediave italiane dhe franceze.
45-vjeçari u largua nga Brightoni në fundin e sezonit dhe u konsiderua si opsion nga rivalët Manchester United dhe Chelsea.
Sipas “Sportitalia” dhe “RMC Sport”, Marseille tani po avancon në bisedime me De Zerbin dhe tekniku italian është shumë afër ta pranojë ofertën e gjigantit francez.
Marsielle ka qenë në negociata me Sergio Conceicao që u largua nga Porto, mirëpo klubi i Ligue 1 tani e ka bërë prioritet afrimin e De Zerbit, të cilit do t’i propozojnë kontratë trevjeçare.
De Zerbi thuhet se ka refuzuar Man Unitedin duke kërkuar pagë prej 10 milionë eurove, mirëpo tani ka pranuar t’i zbresë kërkesat vetëm për të drejtuar Marseille.
I pyetur për të ardhmen pas ndeshjes përfundimtare të Brightonit në Premierligë, De Zerbi kishte deklaruar: “Nuk ka asnjë klub që më ka bërë ndonjë ofertë. Për momentin, s’ka asgjë”.
“Shpresoj të punoj në Premierligë sërish. Nuk e di ku dhe kur, por ishte nder që të punoj në kampionatin anglez”.