Reali bindës ndaj Mineras, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit - NACIONALE

Reali bindës ndaj Mineras, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ashtu siç pritej, ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Deportiva Minera, për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit.

“Los Blancos” siguruan avancimin tutje me një triumf 0:5, sfidë që e dominuan në përgjithësi.

FedericoValverde me një goditje të fortë vollej nga afërsia e zhbllokoi rezultatin për të kaluar Realin në epërsi (5’).

Ndërsa, ishte Edouardo Camavinga që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Fran Garcias (13’).

Për golin e tretë u përkujdes talenti turk Arda Guler, me një gol të bukur nga distanca (28’).

Kurse, golin e katërt e realizoi Luka Modric me një supergol pas asistimit të Diaz (55’). Çuditërisht, për kroatin ishte goli i parë në karrierë që e shënon në Kupën e Mbretit.

Fitoren e madrilenëve në fund e vulosi Guler, për të cilin ishte goli i dytë në këtë sfidë (89').

Reali në raundin tjetër kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Lajme të ngjashme