Real Madridi publikon fanellat për sezonin 2024/25, mësohet çmimi dhe kur dalin në shitje
Klubi mbretëror Real Madrid, ka publikuar fanellat për sezonin e ri, nga ku është kuptuar çmimi i tyre dhe se kur do të jenë të gatshme për shitje.
Real Madridi ka qenë në partneritet me Adidas që nga viti 1998 dhe gjigantët që fituan së fundmi Ligën e Kampionëve, kanë bartur gjithmonë fanella klasike.
Fanellat e tyre të bardha janë ndër pamjet më ikonike në futboll, por ata kanë pasur edhe shumë fanella të dyta të paharrueshme, me lojtarë legjendar si Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale që i bëjnë ato të duken edhe më mirë në trupin e tyre.
Adidas zbuloi fanellën që Real Madrid do ta ketë në ndeshjen si vendas për sezonin 2024-2025 më 5 qershor, me ngjyrën e bardhë tradicionale të ekipit, të kombinuar me të zezën për tre shiritat.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Çmimi dhe kur dalin në shitje?
Real Madridi ka veshur kaq shumë fanella mahnitëse në shtëpi, dhe Adidas ka prodhuar një tjetër dizajn klasik për 2024–2025, me një rikthim në vijat e zeza të shpatullave dhe një jakë me ngjyra bardhë-zi-bardhë.
Të kesh një fanellë të bardhë kaq ikonike, lë pak hapësirë për ngjyrat e tjera, por Los Blancos kanë rrotulluar një sërë kontrastesh shoqëruese, duke përfshirë ngjyrë ari, blu, rozë dhe të zezë.
Duke përdorur një kombinim të kaltrës dhe të verdhës në jakë dhe shirita sezonin e kaluar, Adidas iu rikthye motiveve të zeza për herë të parë që nga viti 2018–19.
Elementi më i mrekullueshëm i dizajnit të ri përmban një model të qepurit duke përdorur inicialet 'RM' në të gjithë dizajnin e pëlhurës, duke i dhënë pak teksturë komplete që mund të dukej e zakonshme nëse nuk do të ishte për trashëgiminë e pasur të Real Madridit. Një opsion me mëngë të gjata tregon se vijat e shpatullave do të përputhen nga bërryli deri te duart.
Kompleti i fanellave i Real Madrid për sezonin 2024-2025 është i disponueshëm për t'u blerë pikërisht tani nëpërmjet dyqaneve të Real Madrid, shitësve të përzgjedhur të adidas, si dhe dyqanit online të klubit, me një fanellë autentike me çmim 140 funte dhe një replika 95 funte.
Fanella në udhëtime
Real Madridi veshi një fanellë të tretë portokalli në sezonin 2013-14 dhe sipas rrjedhjeve në rrjetet sociale, ata do të veshin fanellën me ngjyrë portokalli në ndeshjet në udhëtim për sezonin 2024-2025.
Pamjet e përfolura të publikuara tregojnë një bazë të fortë portokalli me vija të zeza në shpatull, ndërsa jaka është një qafë e rrumbullakët e përshtatur me ngjyrë bardh e zi.
🟠👀Bellingham In The New Real Madrid 24/25 Away Kit. pic.twitter.com/MGtbDLdlT1
— 𝐀𝐡𝐦𝐚𝐝 (@Ahmad_RMFC) April 28, 2024
Fanella e tretë
Sipas ‘Opaleak’, fanella e tretë e Real Madridit për sezonin 2024-2025 do të jetë e përbërë nga një ngjyrë gri, bardh e zi.
Fanella përmban një jakë në qafë me mëngë dhe logoja e Adidas është logoja e trefishtë e markës, e cila zakonisht shoqëron gamën e saj Originals.
Në trupin e këmishës, "RMCF" nga distinktivi i klubit është ngulitur në mënyrë delikate për t'u ndriçuar kur të bie drita në të.
Exclusive 🚨📢: We Can Leak The First Images Of The Authentic Real Madrid's 2024/25 Third Jersey.
— Öpaleak ✳️ (@opaleak) April 25, 2024
𝓢𝓽𝓪𝔂 𝓽𝓾𝓷𝓮𝓭 ✨ pic.twitter.com/oVrv4liDPM
Fanellat e portierëve nuk janë publikuar ende, por edhe ato do të jenë në tri lloje të ndryshme. Vitin e kaluar ishin ngjyrë jeshile, të zezë dhe të kuqe, por duket se në sezonin e ri do të ketë kombinime ngjyrash.
Siç raportohet, dizajnet që do të përdoren janë: Kaltër-rozë, jeshile-verdhë dhe zi-kuq.