Real Madridi përgatitet për një afat të “çmendur”, i duan yjet e Arsenalit, Liverpoolit dhe Cityt - NACIONALE

Real Madridi përgatitet për një afat të “çmendur”, i duan yjet e Arsenalit, Liverpoolit dhe Cityt

2 javë më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është duke shpresuar të përforcohet dukshëm në afatin e verës, duke nënshkruar me yjet nga Liverpooli, Arsenali dhe Mancehster City.

Skuadra spanjolle po planifikon ta dominojë futbollin evropian për dekadën e ardhshme, ndërsa verës u përforcuan me Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.

Mirëpo Real Madridi duket se nuk do të ndalet më kaq. “Independent” raporton se “Los Blancos” po tenton të marrin edhe Trent Alexander-Arnoldin e Liverpoolit, Rodrin e Manchester Cityt si dhe Willian Saliban e Arsenalit ose Cristian Romeron e Tottenhamit.

Prioriteti i Real Madridit është Rodri, të cilin po shpresojnë ta joshin për një rikthim në Spanjë, me lojtarin që nuk do e refuzonte pavarësisht se është i lumtur te City.

Man City ndërkohë po punon për t’ia rinovuar kontratën duke i ofruar kushte më të mira, megjithatë ende s’ka asgjë të avancuar.

Tjetër lojtar që e do shumë Reali është anglezi Trent Alexander-Arnold, i cili e ka kaluar deri më tani tërë karrierën te Liverpooli, por seriozisht po e konsideron largimin nga “Anfield”.

Alexander-Arnold ende nuk ka nënshkruar rinovimin e kontratës, që nënkupton se pas disa muajve është i lirë për të negociuar me klubet jashtë Anglisë.

25-vjeçari thuhet se ka diskutuar disa herë me bashkëkombësin Jude Bellingham për jetën në Madrid, ndërsa ky i fundit po i bën presion për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi gjithashtu interesim ka për Saliban, mirëpo janë në dijeni që një marrëveshje për francezin do të jetë e vështirë për t’u arritur.

Saliba nënshkroi kontratë të re vetëm javën e kaluar, pra deri më 2028, andaj francezi duhet ta kërkojë largimin në mënyrë që Reali të bëjë lëvizje për këtë situatë.

Reali tashmë e ka identifikuar Cristian Romeron si opsion alternativë, por edhe kjo marrëveshje nuk do të jetë e lehtë meqenëse dihet sa i vështirë është në negociata presidenti i Tottenhamit Daniel Levy.

Lajme të ngjashme