Real Madridi përgatitet për ndryshime: Largohet Tchouameni, e vjen Rodri - NACIONALE

Real Madridi përgatitet për ndryshime: Largohet Tchouameni, e vjen Rodri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Aurelien Tchouameni është vendosur në shitje nga Real Madridi, të cilët duan ta transferojnë fituesin e Topit të Artë Rodri.

“Los Blancos” nuk janë të lumtur me mënyrën si po iu funksionon mesfusha, me Tchouamenin që është “zhdukur” së fundmi, ku assesi s’po e gjen formën e duhur duke dëshpëruar vazhdimisht në paraqitje.

Reali investoi plot 80 milionë euro për francezin, ndërsa tani po konsiderojnë ta shesin ngase ka dështuar për ta zëvendësuar Casemiron, pavarësisht që vitet e kaluara ishte i paprekshëm.

Në fakt, për këtë arsye, Tchouameni u la në stol në përballjen ndaj Borussia Dortmundit si dhe ishte lojtari i parë që u largua nga fusha në turpërimin ndaj Barcelonës.

Reali ka pritur që francezi ta kontrollonte tërë mesfushën ngase ka pasur dy vite kohë për t’u ambientuar, e sidomos këtë sezon që vuajnë pa Toni Kroosin. Megjithatë, deri më tani klubi ka mbetur jashtëzakonisht i pakënaqur.

Relevo” raporton se “Los Blancos” tani po e mbështesin më shumë Edouardo Camavingan si dhe po konsiderojnë të tentojnë transferimin e yllit të Manchester Cityt Rodri.

Të gjithë brenda klubit madrilen e duan spanjollin, kontrata e të cilit skadon më 2026. Reali pritet të provojë t’ia ndryshojë mendjen për rinovim dhe në rast që lojtari refuzon, atëherë kanë gjasa reale për ta blerë në verë.

Lajme të ngjashme