Real Madridi klubi më i vlefshëm në botë përsëri – sipas Forbes - NACIONALE

Real Madridi klubi më i vlefshëm në botë përsëri – sipas Forbes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është klubi më i vlefshëm në botë për vitin e dytë radhazi me 5.7 miliardë euro($6.07bn), sipas revistës amerikane Forbes.

Ky është viti i dytë radhazi që gjiganti spanjoll i prin listës së 30 klubeve më të pasura në botë, të cilën e përpilon revista e biznesit në SHBA.

Manchester Unitedi është renditur i dytë me vlerë prej 5.6 miliardë euro($6bn).

Kampionia e Laligës Barcelona, e cila më 2021 ishte e para, është e treta këtë vit me një vlerë prej 5.1 miliardë euro.

Këtë vit është hera e parë që dy klube arrijnë shifrën e 6 miliardë dollarëve.

Madridi e rriti vlerën e vet gjatë vitit të fundit për 19%, ndërsa Unitedi për 30%.

“Skuadra spanjolle ka arritur në pesë prej nëntë finaleve luksoze të Ligës së Kampionëve, duke i fituar të gjitha”, shkroi Forbes.

Madridi dhe Unitedi janë dy klubet e vetme që janë renditur në top pesë klubet më të vlefshme në botë që nga viti 2004, kur Forbesi filloi publikimin e vlerësimit vjetor të klubeve të futbollit.

Në mesin e 10 klubeve më të vlefshme në botë gjashtë janë vetëm nga Premierliga, por asnjë nga Serie A italiane.

Një është nga Ligue 1 e Francës, PSG, dhe një nga Bundesliga gjermane, Bayern Munichi.

10 klubet më të vlefshme në botë, sipas Forbes

1. Real Madrid ($6.07bn)

2. Manchester United ($6bn)

3. Barcelona ($5.51bn)

4. Liverpool ($5.29bn)

5. Manchester City ($4.99bn)

6. Bayern Munich ($4.86bn)

7. Paris Saint-Germain ($4.21bn)

8. Chelsea ($3.1bn)

9. Tottenham Hotspur ($2.8bn)

10. Arsenal ($2.26bn)

Lajme të ngjashme