Real Madridi ia ‘rrëmben’ talentin Leganes për 100 mijë euro
Real Madridi e ka mbyllur marrëveshjen me talentin e Leganes Lamini Fati.
Fati do t’i bashkohet ekipit të Arbeloas, të njohur si Juvenil A ndërsa brenda një kohe të shkurtër do të ketë të drejtë të luajë edhe për Realin C.
Madrilenët do të paguajnë 100 mijë euro për qendërmbrojtësin, kurse bonuset do të varen nga paraqitjet e lojtarit kur të luajë për Castillan ose ekipin e parë.
Gazetari i afërt me Realin, Mario Cortegana ka njoftuar se të gjitha diskutimet janë mbyllur dhe që lojtari do të bëhet galaktik në janar.
⚡️Total agreement Real Madrid - Leganés for Lamini Fati, who is set to sign until 2029
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) December 16, 2024
RM will pay €100,000 + bonus based on the CB playing for Castilla and/or the first team
He will join Arbeloa's Juvenil A and could also play for Real Madrid C in the short term
The club is… https://t.co/5o8ML2KVJg
Klubi madrilen përndryshe mbetet në negociata edhe për një sulmues dhe një qendërmbrojtës tjetër, të cilët gjithashtu do t’i bashkohen Castillas.