Real Madridi i papërmbajtshëm, e “shpartallon” Alavesin
Real Madridi s’është duke treguar mëshirë në La Liga pavarësisht që fitoi titullin kampion, ku së fundmi ka demoluar Deportivo Alavesin.
“Los Blancos” ishin të hatashëm për të fituar me rezultat të thellë 5:0.
Jude Bellingham me një supergol pas një harkimi të Toni Kroosit i dha Realit epërsinë (10’).
Ndërsa, ishte Vinicius Junior që mori një pasim fantastik nga Edouardo Camavinga për ta dyfishuar rezultatin (27’).
Për golin e tretë u përkujdes Federico Valverde, që shënoi një gol në kohën shtesë pas asistimit të Bellinghamit (45+1’).
Real Madridi vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku Vinicius mori një asistim nga Bellingham për ta shënuar golin e katërt në sfidë (70’).
Kurse, fitoren e vulosi i inkuadruari Arda Guler ku u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (81’).
Real Madridi tani mbledh 93 pikë pas 36 xhirove në La Liga, derisa Alaves qëndron në vendin e 11-të me 42 sosh.