Real Madridi i del kundër deklaratave të Ancelottit, thotë se do të garojë në Kupën e Botës për klube
Real Madridi i ka dalë kundër deklaratave të trajnerit Carlo Ancelotti, duke njoftuar tifozët se do të merr pjesë në Kupën e Botës për klube.
Tekniku italian befasoi të gjithë duke deklaruar se Reali nuk merr pjesë në Kupën e Botës për klube, shkaku që financat nuk janë aq të mira.
Megjithatë, Real Madridi tani me anë të një komunikate zyrtare ka njoftuar tifozët se do të garojnë, me synimin që ta fitojnë titullin.
“Real Madrid CF njofton se pjesëmarrja e tij në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm 2024/2025 në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje. Prandaj, klubi ynë do të garojë, ashtu siç është planifikuar, në këtë kompeticion zyrtar që përballemi me krenari dhe me entuziazëm maksimal për t'i bërë miliona tifozët tanë në mbarë botën të ëndërrojnë sërish një titull të ri”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
Comunicado Oficial: Mundial de Clubes.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 10, 2024
Kësisoj, Real Madridi do të jetë ndër 10 skuadrat nga Evropa që do të garojnë për këtë trofe të rëndësishëm në vitin 2025.