Real Madridi gabon rëndë, mposhtet në udhëtim nga Espanyoli
Real Madridi ka gabuar rëndë, duke pësuar humbje 1:0 në udhëtim te Espanyol, por Mbretërit vazhdojnë të mbesin në vendin e parë në LaLiga për të paktën edhe këtë javë.
Mbretërit ishin në një seri pozitive, me pesë fitore radhazi në të gjitha garat dhe asnjë humbje në shtatë takimet e fundit në LaLiga, por kësaj ecurie sonte i erdhi fundi.
RCDE Stadium (Cornella de Llobregat) ishte pritëse e takimit të sotëm, ku skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi tërësisht takimin, por nuk arritën t'i konkretizonin rastet.
Pjesa e parë ishte e plogësht nga të dy anët, ndonëse u posedua krejtësisht nga Mbretërit.
Pas 45 minutave pa gola, në pjesën e dytë, Real Madridi pati shumë raste shënimi, ku dështuan një pas një, e në anën tjetër vendasit në rastin e vetëm realizuan.
Goli i fitores erdhi në minutën e 85-të i shënuar nga Romero.
🚨🇪🇸 GOAL | Espanyol 1-0 Real Madrid | Carlos Romero
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 1, 2025
CARLOS ROMERO HAS GIVEN ESPANYOL THE LEAD IN THE 85TH MINUTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/k047hFLMU8
Me rezultatin 1:0 në të mirë të Espanyol përfundoi takimi.
Real Madridi kështu e pëson humbjen e tretë sezonale, ndonëse mbetëtë në krye të LaLigës me një pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid, pas 22 xhirove të zhvilluara.