Real Madridi favorit për Bernardo Silvan
Real Madrid është duke prirë garën për të transferuar sulmuesin Bernardo Silva, derisa Barcelona mbetet gjithashtu e interesuar.
Portugezi thuhet se po kalon sezonin e fundit te gjiganti anglez, pasi në verë klubet evropiane mund ta aktivizojnë klauzolën e lirimit, në vlerën e 50 milionë funteve.
Silva pëlqehet nga disa top klube si PSG, Bayern Munich dhe Arsenal, megjithatë ai preferon kalimin në Spanjë, duke i dhënë që sa kohë përparësi kalimit te Barcelona.
Sidoqoftë, “Daily Star” raporton se Real Madridi është duke prirë në këtë garë shkaku që Barcelona vazhdon të ketë probleme financiare dhe nuk dihet nëse mund t’ia dalë të paguajë klauzolën e lirimit.
Trajneri Carlo Ancelotti e sheh Silvan si ideali për ta përforcuar aspektin ofansiv, pasi mund të luajë në krahun e djathtë dhe Real Madridi po vuan në atë pozitë, meqenëse kemi parë që edhe Fede Valverde përdorët si alternativë në disa raste.
Ndër të tjera, Realit i pëlqen edhe eksperienca që ka Silva – pasi e ka fituar katër herë titullin kampion në Angli dhe në rast që s’përdoret si sulmues atëherë mund ta zëvendësojë Luka Modricin, që gjithashtu pritet të largohet në verë.
Problemi kryesor, pra është rivali Barcelona me presidentin Joan Laporta që do të bëjë çmos ta ndalojë përforcimin e Realit në këtë mënyrë.
Real Madridi përndryshe është duke synuar edhe disa top transferime, si Kylian Mbappe, Alphonso Davies e Trent Alexander-Arnold.