Real Madridi e synon në janar afrimin e “diamantit” të Chelseas - NACIONALE

Real Madridi e synon në janar afrimin e “diamantit” të Chelseas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka përgatitur ofertën për talentin e Chelseas Josh Acheampong, me shpresën për ta nënshkruar qysh në afatin dimëror.

Trajneri i Chelseas Enzo Maresca është fans i madh i 18-vjeçarit ndërsa vazhdimisht ka insistuar se është i “guximshëm” dhe “tregon personalitet”.

“The Independent” raporton se Real Madridi që një kohë të gjatë ka shprehur interesim për Acheampong dhe tani shkaku i “krizës” që kanë me lëndime duan ta transferojnë në janar.

Dani Carvajal ka këputur ligamentin dhe do të mungojë për tërë sezon, njësoi si talenti Joan Martinez, prandaj “Los Blancos” janë hyrë në “treg”.

Kjo nënkupton se Acheampong, i cili mund të luajë qoftë si mbrojtës i djathtë ose qendërmbrojtës, lehtësisht mund të zërë një vend në formacionin zyrtar nëse vendos t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Chelsea përndryshe nuk dëshiron ta shet talentin sepse e shohin si “diamant”, i cili ka dalë nga akademia. Sidoqoftë, prioriteti kryesor për madrilenët mbetet Trent Alexander-Arnoldi i Liverpoolit.

Kampioni spanjoll ka nisur të bëjë disa lëvizje për anglezin ndërsa mbetet për t’u parë nëse do ta merr në janar, pasi lojtarit i skadon kontrata në verë.

Sa i përket Acheampong, mbetet alternativë nëse Alexander-Arnold rinovon me Liverpoolin, mirëpo lojtari i Chelseas kërkohet edhe nga disa klube angleze si Liverpool, Neëcastle Unitedi e Tottenhami.

Lajme të ngjashme