Real Madridi e refuzoi Van Dijk - NACIONALE

Real Madridi e refuzoi Van Dijk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi e ka refuzuar shansin për ta transferuar qendërmbrojtësin Virgil van Dijk si agjent të lirë në vitin 2025.

Holandezi do të bëhet agjent i lirë me situatën aktuale shkaku që pas gjashtë muajve i skadon kontrata, kurse ende nuk ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për rinovimin e kontratës.

Sipas “Relevo”, agjentët e holandezit e kontaktuan Realin, duke i bërë me dije se lojtari është i interesuar që të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Reali megjithatë e ka refuzuar Van Dijk shkaku që preferojnë lojtarë të tjerë në atë pozitë. Raporti shton se arsyeja ka qenë mosha dhe kushtet e marrëveshjes, kësisoj holandezi tani po shkon drejt rinovimit me Liverpoolin.

Me rikthimin e Militao dhe Alaba, si dhe besimin që kanë te Raul Asensio, madrilenët besojnë se nuk do të kenë nevojë të investojnë për qendërmbrojtës së paku deri në vitin 2026.

Për dallim nga vendimi i klubit, Carlo Ancelotti do ta kishte mirëpritur afrimin e Van Dijk, qoftë edhe në janar sepse shkaku i opsioneve të pakta po e përdorë edhe Aurelien Tchouamenin në atë pozitë.

Përndryshe, “Los Blancos” mbesin të etur për të afruar yllin e Liverpoolit Trent Alexander-Arnold në verë.

Lajme të ngjashme