Real Madridi e fillon me fitore ndaj Bilbaos sezonin e ri në La Liga, Bellingham debuton me gol
Sezonin 2023-2024 në La Liga, më sa duket ka filluar mbarë për Real Madridin, pasi që sonte ata fituan 2-0 në udhëtim te Athletic Bilbao.
Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, duke tentuar që sa më parë të kalonin në epërsi, mirëpo ishte vetëm minuta e 28-të, kur Real Madridi shënoi golin e parë të ndeshjes, me Dani Carvajal që asistoi te Rodrygo.
Pa shkuar shumë kohë, madrilenët shënuan edhe golin e dytë nga debutuesi Jude Bellingham (36’), që realizoi një gol të bukur.
Ndërsa e dyta ishte e qetë për nga golat.
Në 45 minutat e dytë, rastin e parë serioz e krijoi Federico Valverde, kur lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 68-të, mirëpo përfundoi jashtë.
Dy minuta më vonë, Vinicius Junior u fut në zonë, por që gjuajtja e tij u bllokua nga portieri Unai Simon.
Një mundësi të mirë shënimi e pati edhe Luka Modric, kur në minutën e 84-të testoi seriozisht Simon, me këtë të fundit që bëri një pritje brilante.
